Kryetari i Komunës së Vushtrri ka realizuar sot një vizitë tek kryetari i Komunës fqinje të Podujevës, Agim Veliu.
Të dy kryetarët që vijnë nga po i njëjti subjekt politik ndan momente për të biseduar për bashkëpunimin ndërkomunal mes Vushtrrisë e Podujevës.
Përveç këtyre u diskutua edhe për shkëmbimin e përvojave mes dy komunave, dhe realizimin me interes të projekteve për qytetarët e të dyjave.