Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Sylejman Selimi emërohet këshilltar i kryeministrit Haradinaj

    01/02/2019 | 23:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi ditë më parë është liruar nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për disa muaj.

    Por, tash Selimi ka vendosur që të mos e çojë kohën kot. Ai tashmë do të punojë krahë për krahë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Zyrës së kryeministrit të Kosovës, i është shtuar edhe një këshilltar politik. Këshilla për shefin e qeverisë tash e tutje do të jap ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

    Lajmin se Selimi do të behët pjesë e qeverisë e ka konfirmuar Avni Arifi, shef i kabinetit të Haradinajt.

    Ai ka thënë se Selimi sot ka pasur takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.

    “Sylejman Selimi do të bëhet këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj. Ata dy edhe gjatë ditës së sotme kanë pasur një takim”, ka thënë Arifi.

    Ish-Komandanti i Përgjithshëm i UÇK’së pas luftës për një kohë ishte edhe Komandat i Përgjithshëm i TMK’së, e më pas edhe FSK’së, Ambasador i Kosovës në Tiranë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.