Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Imami nga Drenasi e quan magari deklarimin e hoxhës nga Rahoveci

    08/02/2019 | 12:35Updated:08/02/2019 | 12:37
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Imami nga Drenica, Osman Musliu, ka reaguar pas deklaratës së imamim të një xhamie në Rahovec, Bedri Bytyqit.

    Imami i Rahovecit, për rastin e vajzës së mitur nga Drenasi ku tronditi gjithë vendin, ka thënë se edhe veshja provokativee në shkollë nxënëses ka nxitur mësuesin e paedukatë që ta ngacmojë.

    “Vazhdoi e dita e marte me skandalin e policit ndaj një të miture, që erdhi si pasojë e ngacmimit sekual të mësuesit ndaj nxënëses, kjo e fundit për të kërkuar ndihmë nga polici e gjeti vetën në prehrin e tij! Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e keqja është në prag!”, ka thënë imami Bytyqi.

    Megjithatë, edhe kjo deklaratë e imamit Bytyqi tronditi mbrëmë opinionin shqiptar, pasi nuk u prit mirë.

    Përveç reagimeve të shumta të bëra ndaj deklaratës së Bytyqit, ka reaguar edhe imami nga Drenica, Osman Musliu, i cili e quan “magari” fajësimin se edhe vajza ka një pjesë ta fajit përshkak të veshjes.

    “M’falni ama me thanë se edhe vajza ka një pjesë të fajit për shkak të veshjes është kogja njëfarë magarie… ????

    Një musliman është përgjegjës për shikimin e tij; jo të bëhet kujdestar i moralit, aq më pak, kujdestar morali ndaj femrave…”, shkruan imami Musli

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.