Përgjatë tri ditëve klubi SKYE VICIANA I nga Vushtrria implementoi projektin e dytë komunitar duke mbajtur ligjërata para nxënësve të klasëve të IX – ta rreth temës “Orientimi në karrierë”.Ky projekt adresoi nevojën e informimit të të rinjve mbi temë e “Orientimit në karrierë” dhe llojllojshmërisë së drejtimeve që iu ofrohen atyre.
Ligjëratat u mbajtën para 300 nxënësve të klasave të IX – ta,që u takojnë pesë shkollave të ndryshme.
Tri nga ato shkolla ndodhen në fshatra,në shkollën “Abdyl Frasheri“ – Druar , “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“– Pantinë, dhe në shkollën “Dituria“ – Samadrexhë dhe në dy shkolla në qytet Shkolla e Mesme e Ulët 1 dhe Shkolla e Mesme e Ulët 2.
Para nxënësve u theksua rëndësia e madhe e zgjedhjes së duhur të drejtimit në moshë sa më të re dhe peshën që ky vendim ka në jetët e tyre.Orientimi në karrierë është vendim i tyre mbi rrjedhën e jetës, është imazh i qartë i së ardhmes së tyreNxënësve iu kërkua të plotësonin një pyetësor që përmbante pyetje rreth informatave që posedonin rreth orientimit në karrierë dhe gjithashtu atyre iu shpërndan broshura që i informonin rreth të gjitha drejtimeve që tri shkollat e mesme të Vushtrrisë. Në mënyrë që ky projekt të iu shërbej nxënësve të klasave të IX-ta, në çdo shkollë vendosëm një poster në koridorin e shkollës. Ngase, siç dihet ajo që thuhet vështirë mbahet mend e gjitha, por ajo që shkruhet mbetet kaherë.
Nxënësit gjate këtyre tri ditëve shfaqën interesim të madh rreth kësaj teme dhe theksuan mungesën e dukshme të informaciooneve dhe shtjellimit të kësaj teme në shkollat e tyre.
Në fund të gjithëve iu përçua mesazhi se Orientimi në karrierë do të thotë të ndërtosh shtëpinë e së ardhmes me materialin ndërtimor të së tashmes.Projekti u përkrah nga Drejtoria e Arsimit në Vushtrri.