Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shefi i burgjeve akuzohet për presion ndaj ish-kandidatit për drejtor

    03/02/2019 | 21:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-kandidati për drejtor të burgjeve të Kosovës, Ali Gashi, po e vazhdon betejën për këtë pozitë.
    Ai, fillimisht u ankua në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, çka bëri që të anulohej ky konkurs, por tani është në pritje të një përgjigjeje edhe nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

    Gashi thotë se, përmes një shkrese, ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me urgjencë, por ende nuk është ftuar nga Gjykata.

    Gashi, i cili udhëheq me Drejtorinë e Trajtimit të të Burgosurve dhe të Miturve në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ka thënë se gjatë kësaj periudhe ka pasur presione të shumta.

    Sipas tij, presionet kanë ardhur nga drejtori i burgjeve, Nehat Thaçi, i cili dy herë e ka ftuar atë në zyrë dhe i ka kërkuar që të tërhiqet nga gara.

    Gashi akuzon Thaçin se, që nga koha që udhëheq Shërbimin Korrektues, nga dy sektorë sa duhet t’i ketë drejtoria të cilën e udhëheq, janë shtuar edhe dy të tjerë.

    Krejt kjo, siç thotë ai, është bërë që drejtori Thaçi t’i rehatojë njerëzit e tij.

    Këto ankesa e kanë habitur drejtorin e Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, i cili ka thënë se ky mund të jetë keqkuptim.

    Thaçi, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se kjo s’ka të bëjë asgjë me të, por me konkursin e hapur nga Ministria e Administratës Publike.

    Televizioni e ka pyetur edhe Zyrën për Informim të gjykatës se kur do ta trajtojë këtë çështje, por nuk ka marrë përgjigje.

    MAP-i, ndërkaq, e kishte konsideruar të ligjshme zgjedhjen e Nehat Thaçit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
    • Tasholli e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta
    • Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale
    • Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd
    • Arrestohet një 41-vjeçar në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se e ngacmoi seksualisht një grua
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.