Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës do të dalë me një konferencë për media në orën 16:30 për të treguar përfundimisht se çka do të ndodhë me grevën e arsimtarëve.
Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, sot është marrë vesh me Qeverinë për të përfunduar grevën e arsimtarëve të nisur prej tri javësh, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, Këshilli i Sindikatës do të mblidhet prej orës 15:00 për të diskutuar rreth vendimit të Jasharajt për të ndalur grevën dhe më pas do të kumtojnë në orën 16:30 se çka u vendos në takimin e tyre.
“Media te nderuara, ju njoftojmë se SBASHK-u sot me datë 01.02.2019 në ora 15:00, do ta mbaj mbledhjen e Këshillit Drejtues, ndërsa në ora 16:30 do të mbajë koherencë për shtyp. Konferenca mbahet ne Qendrën e Studentëve te zyret e SBASHK-ut”, thuhet në njoftimin e SBAShK’ut.
Mëngjesin e sotëm kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të tjerë të koalicionit qeverisës dolën në konferencën për media, ku treguar se pas tri javësh kanë arritur marrëveshje.
Akoma nuk dihet se në çfarë kushtesh saktësisht u arrit kjo marrëveshje. /Express/