Në rrjetet sociale është shfaqur një dokument, raportojnë mediet serbe, sipas të cilit tregohen pikat e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Ky dokument jep detaje të marrëveshjes dhe afatet kohore se kur duhet të nënshkruhet kjo marrëveshje, që sipas dokumentit është gjashtë muaj, shkruan Periskopi.
Sipas këtij teksti, që është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, Serbia dhe Kosova do të shkëmbejnë territore.
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, spekulohet sipas dokumentit, se ka gjasa të nënshkruhet në qershor. Sipas tij, Kosova jep Leposaqviqin, Zubin Potokun dhe Zveqanin ndërsa Serbia jep Preshevën me gjashtë fshatra rreth Medvegjës. Bujanovci pritet të ketë status special.
Për këtë dokument, përcjell Periskopi, ka reaguar edhe politikani serb Nenad Çanak i cili ka thënë se “për herë të parë po sheh diçka të tillë, dhe nuk po i duket reale.”
Ky dokument mund të ketë për qëllim që vetëm të testojë reagimin e opinionit publik para plasimit të mundshëm para disa ditësh. Ndërkohë, politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq deklaroi sot se marrëveshja me Serbinë pritet të kryhet në fund të shkurtit dhe se javën e ardhshme do të hiqet taksa ndaj produkteve të importuara nga Serbia.
Më poshtë e gjeni të shqipëruar tekstin për të cilën folëm e ku parashihet që Trepça t’iu jipet kompanive amerikane e ruse ndërsa Ujmani një kompanie angleze. /Periskopi