Hamit Xhaferi, tashmë i ndjerë, nga shumë bashkëqytetarë të tij njihet si ndër aktivistët e parë që nuk la gur pa lëvizur për t’i rezistuar masave dhe represionit serb të viteve 90-të.
Të rrallë mund të gjendent të tillë që mund të rrëfejnë për kontributin e tij në frymëzimin e shumë të rinjëve e studentëve gjatë viteve kur edhe ai ishte studentë, për frymëzimin për liri e pavarësi nga okupatori serb.
Në kohën për të cilën edhe po flasim, Xhaferi së bashku me Skënder Kastratin, ka qenë ndër organizatorët kryesor të protestave në atë kohë, thirrjes së cilës iu bashkangjiten edhe shumë studentë nga Llapi, Drenica, Dukagjini dhe vise të tjera të Kosovës.
Ishte pikërisht Prof.Mr.sci Hamit Xhaferi ai i cili në atë kohë mbajti fjalimin përfundimtar mbi Optikë, të cilin më së miri mund ta dëshmoj bashkëpunëtori i tij, Skënder Kastrati.
Kastrati me dinjitet e ka mbrojtur para çdo presioni e Shantazhi Hamitin, rrëfejnë familjarët e tij, të cilët thonë se përveç tij në mbrojtje kanë qenë edhe studentët të fakultetit juridik dhe ekonomik, ndaj të cilëve ata ndjehen mjaft falënderues.
Ishte ky një rrëfim i vogël, për një ikonë të rezistencës, siç ishte i ndjeri Hamit Xhaferi.