Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur së është ndërprerë greva e cila ka zgjatur për 15 ditë dhe se të hënën do të fillojë viti i ri shkollor.
Ai këto komente i bëri në një konferencë për media ku ishin të pranishëm edhe Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, duke thënë se marrëveshja e sotme e arritur është më pranë përputhjes me kërkesat e SBASHK-ut.
“Marrëveshja e sotme na afron më shumë drejt kërkesave tona. Urime të gjithëve viti i ri shkollor që do të fillojë të hënën”, ka thënë Rrahman Jasharaj.