Dje në media u raportua për një polic i cili dyshohet se ka abuzuaar një vajzë të mitur nga Drenasi.
Për këtë rast, sot kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci do të mbaj një konferencë për media, transmeton Indeksonline.
“Në konferencën për media, kryetari Lladrovci do të sqaroj qëndrimin e Komunës lidhur me rastin e fundit të dyshimit për abuzim nga profesori ndaj të miturës 16 vjeçare”, thuhet në njoftim.
Konferenca do të mbahet të mërkurën nga ora 15:30 në objektin e Komunës së Drenasit. /Indeksonline/