Deputeti i LDK-së njëherësh biznesmeni, Ramiz Kelmendi, i ftuar sot në “Sytë 7” ka folur rreth taksës së vendosur ndaj Serbisë si dhe pse doli kundër saj pastaj.
“Të gjithë po qëndrojnë mirë me taksën, çdo taksë që vendoset dhe që vlen për territorin e Republikës së Kosovës nuk është asnjëherë e dëmshme për biznese, në rastin tonë taksa nuk paraqet fare problem për askënd”.
“Taksa ka qenë e shpejt dhe nuk kanë mundur afaristët me u rikuperu, me gjetë zëvendësim, edhe viti i ri mandej në përfundim të kontratave dhe është pamundur me zëvendesu shpejt mirëpo tash pas vitit të ri një pjesë e madhe e afarsitave e shoh edhe në treg kanë filluar me i zëvendesu të gjitha produktet. Firma ime mund të them se ka arritur deri në 95% me i zëvendësu produktet”, tha Kelmendi, njofton Klan Kosova.
Kelmendi ka folur edhe për cilësinë e produkteve që vinin nga Serbia e që mendohej si e dyshimtë.
“Një pjesë e madhe e firmave në Serbi kanë qenë ndërkombëtare si Nestle, Coca Cola, unë nuk mund të them që firmat ndërkombtare do të prodhojë cilësi të dyshimt për tregun kosovar, ata kanë parime, kanë kushtet dhe kualitetin nuk nisem nga ajo se nuk duhet të besojë edhe pse ka pasur kohë kur ne kemi qenë krejt të varur nga produktet e serbisë edhe atë kohë kanë mujt me prodhu produkte për të na bërë dem po me sa e di une nuk ka pas, qe 36 vite merrem me biznes dhe ne embargo i kemi vendos Serbisë atëherë kur kemi fillu me sjellë mallra prej Kroacisë dhe Sllovenisë”.
“Unë nuk bëj thirrje me heq taksën për Serbinë, është dikush duke dashur të keqpërdor në këtë formë unë jam duke kërku heqjen e taksës për mos me u prishur me Ameriken, pra nëse ne vendosim taks që është në fuqi dhe miqtë evropian janë shumë të distancuar neve, na ka mbetë vetëm Amerika dhe dëshira ime është të mos kemi pasoja në raport me SHBA-të”./klankosova.tv/.