Njësia e KRM Unitetit në Vushtrri edhe sot nuk është ndalur me angazhimet e saja për ta mbajtur qytetin të pastërt.
Punëtorë të saj edhe sot janë parë duke pastruar në rrugët e qytetit të Vushtrrisë, që tregon për përkushtimin dhe vullnetin e palëkundur të këtyre punëtorëve për ta mbajtur qytetin e pastërt.
Në Vushtrri vitin e kaluar e edhe këtë vit po vazhdon një fushatë për një qytet sa më të pastërt, në të cilën ata që po ndihmojmë më së shumtë janë pikërisht punëtorët e Unitetit.