Xhelozia në mes të një çifti mund të arrijë deri aty ku ku provokimet nuk mbajnë më. Një vajzë nga xhelozia e tepërt që kishte për të dashurin e saj, gjithmone mendonte se ai e tradhëtonte atë.
Një ditë ajo vendosi t’i ngrinte një kurth, por ajo zbuloi një gjë të tmerrshme. Ajo kurrë nuk e kishte menduar se situata paska qenë kaq keq, pasi i dashuri i saj për pak kohë do i propozonte edhe për martesë.
Gjithsesi, veprimet e dyshimta të të dashurit e shtynë deri në ngritjen e kurthit për të vërtetuar besnikërinë e të dashurit të saj.
Vajza bashkë me disa organizatorë profesionistë për kurthe të tilla, punësuan një modele për të provokuar të dashurin e vajzës. Modelja me emrin Sofia takohet në një kafene me të dashurin e bjondes. Në filllim ai e refuzon dhe i thotë se është në pritje të të dashurës së vet.
Deri këtu çdo gjë shkon më së miri kur për pak minuta vjen në kafe e dashura tjetër e djalit e cila pa edhe Sofinë që ishte ulur afër tij. Ajo i thotë se të dy janë lidhur para pak kohësh dhe se është shtatzënë me të dashurin e saj.
Ajo ishte brune, me trupin ngjyrë çokollatë, shumë ndryshe nga e dashura e parë që po priste dhe propozimin për martesë nga i dashuri.
Bjondja përjeton një nga dramat më të mëdha të jetës së saj. Ajo nuk e priste se i dashuri i saj do të kishte një të dashur tjetër dhe se më e keqja ajo do po priste një fëmijë.
Çuditërisht, e dashura që shihte videon shpërtheu në lot ndërsa e kupton se partneri i saj po bën një jetë të dyfishtë dhe video përfundon në përballje me të.
Djali as që kërkon falje, ndërsa ajo i thotë: “Ty as nuk të vjen keq” dhe përfundon në shpërthime lotësh.