Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    PSD-ja pro rrëzimit të Qeverisë, por jo me Listën Serbe

    05/02/2019 | 10:33
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Partitë opozitare po kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nuk dëshirojnë këtë qëllim ta arrijnë me votat e deputetëve të Listës Serbe. Së paku këto vota për ta rrëzuar Qeverinë po i refuzon Lëvizja Vetëvendosje, derisa Ismet Beqiri nga LDK-ja ditë më parë ka deklaruar se në rast të ngritjes së një mocioni votëbesimi partia e tij do të pranonte që edhe me votat e Listës Serbe të rrëzohej ajo, shkruan “Zëri”.

    Deputetja e Partisë Socialdemokrate Besa Baftiu është shprehur për “Zërin” se do të votonte për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” për shkak të keqqeverisjes, por asnjëherë nuk do të votonte pro rrëzimit të Qeverisë me votat e Listës Serbe e sidomos tash për shkak të taksës.

    “Për keqqeverisjen që është bërë nga qeveria ‘Haradinaj’ ne jemi deklaruar të parët. Jemi ata që i kemi dhënë 12 nënshkrime për mocionin e mosbesimit. Mirëpo nuk do ta jap votën time nëse qeveria ‘Haradinaj’ do të rrëzohej me votat e Listës Serbe e sidomos për taksën 100% që është vënë ndaj Serbisë. Besoj se as subjekti im nuk do të lejojë që qeveria Haradinaj të rrëzohej për arsye të taksës me vota të LS-së”, ka thënë Baftiu.

    Edhe deputetja tjetër e kësaj partie Shqipe Pantina ka thënë se në rast të ngritjes së ndonjë mocioni mosbesimi kundër qeverisë “Haradinaj” partia e saj do të votonte pro.

    “PSD-ja tashmë i ka dhënë nënshkrimet e veta, tash qëndrojmë prapa kësaj. Ne e mbështesim atë mocion, por ne kemi zgjedhur një mundësi tjetër. Në vend se të ankohemi ne duhet të ndikojmë sa më shumë të jetë e mundur që vendimet, të cilat i konsiderojmë të dëmshme t’i ndalojmë”, ka thënë Pantina. /ZERI

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
    • Tasholli e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta
    • Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale
    • Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd
    • Arrestohet një 41-vjeçar në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se e ngacmoi seksualisht një grua
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.