Deputeti i Partisë Social Demokrate (PSD), Visar Ymeri ka thënë se gjatë ditës së sotme ka dorëzuar kërkesë për Interpelancë ndaj Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Blic.
Sipas Ymerit objekti i Interpelancës është paga minimale në Republikën e Kosovës.Ai ka shkruar se paga minimale është pragu nën të cilën nuk mund të paguhet askush dhe se niveli i saj është ndër treguesit kryesorë për mirëqenien e një vendi.