Me miratimin e projektligjit për ndarjet buxhetore ka përfituar edhe fusha e astronomisë, dhe të gjithë të pasionuarit pas kësaj fushe.
Këtij lajmi mund t’i jetë gëzuar astronomja më e suksesshme kosovare, Pranvera Hyseni, e cila edhe ka treguar për këtë lajm duke e ndarë me shumë përcjellës të saj.
Kjo pasi mbrëmë ka kaluar një ndër amendamentet që ndan buxhetin për ndërtimin e Observatoriumit të Parë të Astronomisë në Kosovë.
Ky projekt do të realizohet në fshatin Rashincë të Komunës së Shtimes, me kushte të volitshme për vrojtime qiellore, i cili do të shërbej si qendër e parë shkencore dhe kërkimore në fushën e Astronomisë dhe më gjerë.
Pranvera ka falënderuar ata që kanë përkrahur kalimin e këtij amendamenti, duke përmendur emrat për kontributin e dhënë që ky projekt të realizohet.
Në vijim mund të gjeni të bashkangjitur postimin e Pranvera Hysenit :