Persona të armatosur kanë plaçkitur selinë e një banke në magjistralen Prishtinë-Ferizaj pak minuta më parë.
“Gazeta Blic” merr vesh se persona të panjohur kanë arritur të grabisin para në vlerë të konsiderueshme nga banka “TEB” në fshatin Llapna Sellë.Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” edhe Policia e Kosovës.
Jozyrtarisht mësohet se ka pasur të shtëna armësh gjatë momenteve të plaçkitjes.Pas pak “Gazeta Blic” sjell detaje të reja lidhur me rastin.
Foto : Ilustruese