Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Për pesë muaj, rreth 34 mijë raste të dyshimta të gripit në Kosovë

    28/02/2019 | 16:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të Influencës sezonale (ILI), ARI dhe SARI me intensifikim të aktiviteteve gjatë sezonës përkatëse.

    Mbikëqyrja realizohet përmes hulumtimit aktiv dhe pasiv në Institucione shëndetësore dhe terren.

    Në 5 sezonat e fundit prej vitit 2014 shohim se sezona 2018/2019 karakterizohet me numër më të vogël të rasteve, nga java 40-të deri në javën e 52-të dhe pastaj vazhdon me një rritje të numrit të rasteve që nga java e 01-rë e janarit të vitit 2019.

    Nga fillimi i sezonës 01 tetor 2018 ( java e 40 –të) deri më 24 shkurt 2019 (java 08-të), në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 33.708 raste të dyshimta në grip (ILI), 5.104 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 53 raste SARI (Infeksion i Rëndë Respirator Akut).

    Intensiteti i Influencës sezonale sipas numrit të rasteve të raportuara në javën e 08-të paraqitet mbi aktivitetin mesatar dhe krahasuar me javën paraprake (07-të) ka një rritje prej 17.3 % por ende nuk e kalon pragun epidemik.

    Në javën e 08-të (18.02-24.02 2019) në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar 3.770 raste ILI, 385 raste ARI dhe 10 raste SARI.

    Në të gjitha komunat janë paraqitur rastet e Influencës, dhe sipas numrit të rasteve numër më të lartë kanë komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Ferizajt ndërsa sipas incidencës numër më të lartë të rasteve kanë komuna e H. i Elezit, Istogut, Dardanës, Prishtinës, Shtimes dhe Junikut.

    Në raport me distribuimin e rasteve sipas grup-moshës dhe incidencës, nga numri total i rasteve të raportuara me ILI, shihet se të gjitha grup-moshat janë të atakuara mirëpo vërehet një tendencë e rritjes te grup-mosha 0-4 vjeç dhe 5-14 vjeç.

    Sa i përket rasteve me ARI, grup- mosha më e atakuar është 0-4 vjeç (2.034 raste), pastaj grup-mosha 15- 64 (1.653), ndërsa grup-moshat tjera kanë numër të përafërt të rasteve.

    Në laboratorin e Qendrës kombëtare të Influencës -IKSHPK deri me 28 shkurt 2019 janë testuar gjithsej 719 mostra të dyshimta në Influencë dhe prej tyre 265 kanë rezultuar pozitive me INF.A (pozitiviteti 36.9 %). Influenca A : Nga 265 rastet pozitive në Influencën A, sipas sub-tipit 76 prej tyre kanë rezultuar me INF.AH1 pdm09 (29 %) dhe 188 raste pozitive INF.A të pa subtipizuara (71 %) dhe 1 rast pozitiv në INF. AH3 (0.4%).

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.