Me një ceremoni të veçantë sot është përcjellur për në pensionim punonjësi i administratës komunale në Vushtrri, Qerim Ademi.
Ademi për vite të tëra ka shërbyer në Komunën e Vushtrrisë, në administratën komunal, andaj gëzon një respekt dhe konsideratë të veçantë nga të gjithë ata që kanë marrë shërbime për një kohë të gjatë nga ai.
Sot ka qenë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që me një takim përshendës i ka uruar pensionimin z.Qerim Ademi.
“Qerim Ademi, për 32 vite shërbeu në Komunën e Vushtrrisë, me dinjitet e përgjegjësi ndërsa sot ai ka ditën e pensionimit të merituar. Në emrin tim e të gjithë juve, urime pensionimi baci Qerim, paq shëndet e gëzime me familje.” ka shkruar Tahiri në facebook.