Pas votimit të projektligjit e pagave të sektorit publik, njëra prej kompanive private në vend, “Bavaria”, ka një paralajmërim për zyrtarët e lartë shtetëror.
Përmes një reagimi në llogarinë e tyre në Facebook, ata kanë shkruar se sektori privat financuesi më i madh në vend.
Të gjithë Ju që merrni pagat në sektorin Publik dhe shtetërorë – paga më të madhe se të kolegeve tuaj në shtetet më të zhvilluara. Në regjion – duhet ta dini mirë, e ta kujtoni çdo mëngjes – se është sektori privat, që ju financon – andaj, nga Presidenti, Kryeministri e Qeveria, dhe deri tek Sporteli Komunës, duhet t‘i shërbeni me zell, kulturë e të falenderum, gjitha Kompanitë dhe punëtoret e sektorit privat…. Se është djersa e tyre që e ndërton këtë vend me mundë….”, thuhet në reagimin e puëntorëve të Bavaria.
“„Ne e dijmë, se është e rrezikshme të kesh të drejtë, atëherë kur qeveria e ka gabim“! – por po Ju paralajmërojmë, se Kosova s‘eshte vetëm e jona, por edhe e Juaja…”, ka përfunduar reagimi i tyre.
Gjatë ditës së djeshme depuetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për rritjen e pagave në sektorin për publik. /Insajderi.com