Deputeti i Alternativës, Ilir Deda konsideron se taksa prej 100% që i është vendosur shteti serb është bërë për arsyen se Serbia nuk po do që të ulet e të bisedoj me Kosovën e madje, sipas tij, perëndimi po mendon se vet Kosova po shkakton probleme me të.
Ai ka treguar se po të ishte në vendin e kryeministrit, Ramush Haradinaj do t’iu ishte adresuar qytetarëve dhesë do t’iu tregonte drejtë.
“Taksa është bërë problem sepse Serbia nuk po do të ulet që të bisedojë me Kosovën, edhe perëndimi po mendon që ne po shkaktojmë problem me taksën, që s’po e mundësojmë dialogun me ta.
E tash, t’kisha me qenë unë në vend të Ramushit unë kishe me iu adresua qytetarëve dhe kishe me iu tregu drejtë. Kjo është situata e Kosovës, këtë po e kërkojnë miqtë tanë edhe amerikanët edhe gjermanët, të gjithë faktikisht që po thonë suspendojeni taksën.
Ne e kemi lidhur këtë suspendim me integritetin territorial edhe me ekipin që negocion në emër të Kosovës, kjo ishte dashur të bëhej, mendoj unë thellë.
Kur në të njëjtën kohë nuk bije Qeveria në këtë fazë, konsolidohet ky grupi kundër ndërrimit të territoreve edhe provojmë me e përfundu këtë proces me Serbinë pa dëme për vendin tonë.” – ka thënë Deda në “BlicInterview”./ © GazetaBlic /