Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pak para nisjes për në botëror, refuzon Kosovën me një koment në rrjete sociale

    04/02/2019 | 18:02
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kombëtarja e Kosovës teksa po nisej nga aeroporti drejt Suedisë për të marrë pjesë në Botërorin e Skitarisë e postoi një fotografi në Facebook, ku komentoi babai i njërit prej reprezentuesve kosovar, transmeton Gazeta Metro.

    Avdyl Shurdhaj me një koment në “Facebook” ia bëri me dije se djali i tij, Fatoni, nuk do t’i bashkohet Kosovës në Botëror në shenjë pakënaqësie me anashkalimin që ia ka bërë prej kohësh federata.

    Sporti kosovar shpeshherë shndërrohet në “botë të çudirave dhe të skandaleve”. Diçka e tillë së fundi ndodhi në skitari.

    Federata Skitare e Kosovës (FSK), përmes grupit të vetë zyrtar në “Facebook”, nga aeroporti njoftoi se Kombëtarja e Kosovës po niset drejt Suedisë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që filloi sot dhe që mbyllet më 17 shkurt.

    FSK njoftoi se Kosovën në “ARE 2019” do ta përfaqësojnë Albin Tahiri, Fiona Rusta, Faton Shurdhaj, Adea Kollqaku dhe Arbi Pupovci. Dhe, në këtë postim të FSK-së komentoi prindi i njërit prej këtyre reprezentuesve i cili ia bëri me dije federatës se djali i tij, Faton Shurdhaj, nuk do t’i bashkohet Kosovës në Suedi.

    “Fatoni nuk do ju bashkëngjitet këtyre. E themi me keqardhje sepse qe katër vite nuk u përkrah nga Federata Skitare e as nga Ministria e Sportit, kështu që garuesve ju uroj sukses”, ka komentuar Avdyl Shurdhaj në faqen e FSK-së në Facebook.

    Babai i Faton Shurdhajt ka marrë përgjigje të menjëhershme nga FSK, po ashtu me koment përmes “Facebook-ut”.

    “Me të vërtetë ndihemi të shokuar nga vendimi i papritur nga ana juaj pa asnjë paralajmërim dhe pas gjithë punës që e keni bërë ju, Fatoni dhe Federata për pjesëmarrje në eventin më të madh në Skijim, atë të Kampionatit Botëror në Skijim. Ndërsa kur flisni për “mos përkrahje” atëherë duhet të shikoni faktet se Federata në bazë të mundësive të saj ka bërë të pamundurën që të i ofrojë, jo vetëm Fatonit, por të gjithë atyre që jetojnë jashtë Kosovës mundësitë për përfaqësimin e shtetit të tyre të lindjes. Kjo tregohet me mbulimin e shpenzimeve për përgatitje sezonale si dhe pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e federatës, përcjell Express.

    “Po ashtu edhe Bursa “Shpresë Olimpike” që është mundësuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport nëpërmjet Federatës sonë, asnjëherë nuk arriti të shfrytëzohet nga Fatoni, pikërisht për shkak të neglizhencës nga ana juaj për të përfunduar procedurat e nevojshme, e për të cilat ju e dini mjaft mirë se Presidenti z.Milaim Kelmendi ka luftuar që afati për përmbushjen e tyre të shtyhet. Ne shpresojmë në reflektim nga ana juaj dhe e Fatonit, në mënyrë që të ju bashkoheni pjesës tjetër të ekipit i cila gjithmonë ju mirëpret!”, thekson FSK.

    Por, sërish ka reaguar Avdyl Shurdhaj, duke insistuar se djali i tij, Fatoni, gjithmonë është lënë pas dore nga federata kosovare e skitarisë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.