Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënëses së BE-së, Maja Kociançiq se “ Trepça duhet të jetë pjesë e një marrëveshje gjithëpërfshirëse”
Kryediplomati i Kosovës në rrjetin social facebook ka shkruar se:
“Në asnjë rrethanë nuk pranojmë që të diskutohet statusi i Trepçës. Trepça i përket Kosovës dhe banorëve të saj”.
Pacolli shtoi se “Shikoj seriozisht deklaratat pro serbe lidhur me këtë temë. Dialogu duhet të jetë vetëm në lidhje me njohje midis dy vendeve”,përcjellë Klan Kosova.