Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pacolli thirrje BE’së: Vendi im po vuan, liberalizoni vizat për kosovarët

    13/02/2019 | 09:32
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, edhe njëherë i ka bërë thirrje BE-së që të ndërmarrë hapa për liberalizimin e vizave në Kosovë.

    Përmes një shkrimi në “Euractik”, Pacolli, ka pohuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizim të vizave.

    “Qytetarët e Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovines dhe Shqipërisë, të gjithë mund të udhëtojnë në Evropë pa viza. Vendi im, Kosova, mbetet e vetmja demokraci evropiane, shtetasit e së cilës janë të privuar nga kjo e drejtë”.

    “Ne ende ballafaqohemi me situatën e turpshme ku ka nevoje për te aplikuar për vize (një proces qe te konsumon kohe dhe është kushtueshëm) vetëm për të bërë pushime ose për të vizituar të afërmit. Përfitimet liberalizimit të vizave janë të konsiderueshme – nxitjen e partneriteteve ekonomike, promovimin e kontakteve ndër-kulturore, përmirësimin e shkëmbimit profesional dhe arsimor, si dhe ndihmese për ndalimin e trafikanteve, shërbimet e të cilëve nuk do të kërkohen më”.

    Ai theksoi se tani është koha e duhur për liberalizim dhe se situata aktuale është e padrejtë.

    “Po u bëj thirrje udhëheqësve evropianë të vërtetojnë rekomandimet pozitive të bëra nga Komisioni Evropian më 18 korrik të vitit të kaluar dhe te miratuara nga Parlamentit të BE-së, duke konfirmuar se të gjitha kërkesat ishin përmbushur. E vetmja gjë që mbetet është që Këshilli i Evropës të miratojë propozimin e Komisionit, për t’i dhënë fund trajtimit të padrejtë që na është bërë”.

    “Tani është koha për të bërë gjënë e duhur dhe të drejtë duke i shpërblyer këto përpjekje. Premtimi i dhënë duhet të mbahet”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.