Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, duke komentuar aprovimin e statusit të Trepçës si shoqëri aksionare, ka thënë se Trepça do të ketë dyert e hapura për investitorë vendorë dhe të huaj dhe përfundimisht do të përfundon keqpërdorimi 20-vjeçar i këtij aseti strategjik.
Ai ka shkruar në Facebook se tash është me rëndësi që së bashku të punojmë intensivisht në zhvillimin e kësaj ndërmarrje.
Postimi i plotë i Pacollit:
Mitrovica drejtë zhvillimit të sigurt ekonomik!
Të dashur qytetarë të Mitrovicës,
Në orët e hershme të mëngjesit, Kuvendi i Kosovës aprovoi statutin e Trepçës si shoqëri aksionare që do ti hapë rrugë riaktivizimit të këtij gjiganti ekonomik. Me një statut të definuar, Trepça do të ketë dyert e hapura për investitorë vendorë dhe të huaj dhe përfundimisht do të përfundon keqpërdorimi 20 vjeçar i këtij aseti strategjik.
Tash është me rëndësi që së bashku të punojmë intensivisht në zhvillimin e kësaj ndërmarrje. Unë do të sigurohem që të punoj ngushtë me Ministrin Lluka për të përshpejtuar proceset zhvillimore në mënyrë që Mitrovica të bëhet përsëri qyteti kryesor ekonomik në Kosovë e rajon.
Përgëzoj Ministrin e Zhvillimit Ekonomik që vie nga radhët e AKR-së, Valdrin Lluka, për punën e palodhshme deri në përfundim të këtij procesi.
Urime Minatorë! Urime Kryetar Bahtiri! Urime tërë Kosovës!