Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, përmes një njoftimi të lëshuar për media ka njoftuar se do të nis procesi i organizimit të provimeve.Sipas këtij njoftimi, UP ka bërë të ditur se nga e hëna do të nis paraqitja e provimeve, raporton Gazeta Blic.Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR ORGANIZIMIN E AFATIT TË PROVIMEVE TË JANARIT NË UPSenati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur sot, me datë 1 shkurt 2019, diskutoi çështjen e organizimit të afatit të provimeve të janarit në njësitë akademike të UP-së.Në këtë takim, senatorët u pajtuan që nga e hëna, 4 shkurt 2019, të filloj procesi i organizimit të provimeve si në afatet kohore në vijim:
– SEMS-i për paraqitje të provimeve do të jetë i hapur në datat 4 dhe 5 shkurt 2019;
– Datat e mbajtjes së provimeve: 6 shkurt 2019 deri me 28 shkurt 2019 (përjashtim nga këto data bëjnë ditët e festave zyrtare).Si rrjedhojë e kësaj, obligohen dekanët e njësive akademike që të riorganizojnë datat e provimeve për javët e humbura, sipas specifikave të njësive përkatëse.
Po ashtu, informoheni se semestri veror për vitin akademik 2018-2019 në UP fillon me datë 25 shkurt 2019.Senati i Universitetit të Prishtinës i uron studentëve sukses në këtë afat të provimeve!