Sot gjatë ditës ka ndodhur një aksident i rëndë, ku si pasojë mbeti e lënduar rëndë një grua.
“Rreth orës 12:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet(kamionetë) dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja T.H, 22 vjeçare”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti po ashtu tregoi se këmbësorja është dërguar në QKUK për tretman mjekësore, ndërsa ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.