Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani, ka thënë se deputetët që kanë votuar që mos të zvogëlohen pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve e kanë bërë nga frika.
“Unë këto do të jem. Por, dijeni se keni votuar pro për shkak se keni frikë nga prokurorët”, ka thënë Hasani, në Kuvendin e Kosovës.
Asnjë euro më pak nuk do të marrim prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës pavarësisht se pagat e zyrtarëve të Qeverisë janë zvogëluar.
Propozimi për të mos u prekur pagat e rritura në sistemin e drejtësisë ka ardhur nga Memli Kransiqi i PDK’së. Pro propozimit të tij kanë votuar 48 deputetë, 21 kundër e 7 kanë abstenuar.