Nexhat Sopjani është anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, anëtar i cili u prezentua sot prej strukturave të kësaj partie në Vushtrri.
Mirëseardhjen e tij në Vetëvendosje e kanë bërë kryetari i Degës, Besim Muzaqi, dhe Kryesuesi i Këshillit të Qendrës së LVV-së në Vushtrri, Ymer Haradinaj.
Gjatë këtij takimi janë diskutuara edhe çështje të ndryshme që i preokupojnë qytetarët e Kosovës.
Si gjeograf profesionist dhe intelektual e mësimdhënës me 19 vite pervojë dhe tashmë edhe me idealizmin e Programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Nexhati do i kontribuojë atdheut drejt bashkimit të plotë!