Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka dhënë detaje rreth bisedës së zhvilluar telefonike me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Përmes një reagimi në twitter, ajo thotë se ka kërkuar nga shefi i shtetit të Kosoëvs, që tarifa ndaj mallrave serbe të revokohen sa më shpejt të jetë e mundur.
”Bisedova me Hashim Thacin: I përsërita që tarifat duhet të revokohën kështu që Dialogu të rifillojë sa më shpejtë të jetë e mundur. Normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për Kosovën, Serbinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. S’ka kohë për të humbur më!”, shprehet Mogherini në twitter.