Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ministri Shala : Taksa nuk hiqet!

    23/02/2019 | 18:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përveç mosdhënies së vizës amerikane për kryeministrin Ramush Haradinaj dhe anulimit të vizitës së gjeneralit Timothy Orr në Prishtinë, SHBA-ja ka marrë vendim që t’ia anulojë Qeverisë së Kosovës ftesat për pjesëmarrje në tetë programe në qendrën evropiane për studime të sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani. Këto sanksione ndaj Kosovës po vijnë pas mosdëgjueshmërisë për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, shkruan gazeta “Zëri”.

    Pavarësisht sanksioneve të SHBA-së karshi Kosovës, të ardhura si pasojë e mospezullimit të taksës, ministri i Tregtisë dhe i Industrisë Endrit Shala ka thënë se tarifa ndaj produkteve serbe do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

    “Taksa është një vendim i Qeverisë, arsyet pse është vendosur taksa dihen, janë të njohura. Përderisa nuk eliminohen arsyet, të cilat neve si Qeveri e Republikës së Kosovës na kanë shtyrë, na kanë detyruar ta marrim një vendim të tillë, mendoj që kjo masë do të vazhdojë të mbetet në fuqi”, ka deklaruar Shala gjatë një prononcimi për “Zërin”.

    Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pohuar gjatë ditës së djeshme se tarifa në fjalë nuk do të largohet. /ZERI

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.