Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, shprehet i bindur se kontratat me “Bechtel&Enkan” për autostradën Prishtinë-Shkup, do të zbatohet në përpikëri.
Ndonëse nuk saktëson se cilat do të jenë sanksionet Lekaj i tha Ekonomia Online se shumë shpejtë do të dalin me vendim për mospërfundim të punimeve nga kjo kompani.I pari i MI-së ka sqaruar se zyra ligjore është duke punua të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
Ai thotë se sikurse ka vepruar kjo kompani kur i ka marrë Kosovës 53 milionë euro njëjtë do të veprojnë edhe institucionet vendore për cdo mosrespektim të kontratës.
“Sa i përket sanksioneve për ‘Bechtel&Enkan’ ne kemi thënë se ne do të jemi të vëmendshëm që çka të shkruhet çdo shkronjë që shkruhet në kontratë do ta zbatojmë në përpikëri dhe mendoj se qytetarët dhe opinioni publik shumë shpejtë do të njoftohet”.
“Prandaj ne sikur që ka vepruar “Bechtel&Enka”, ashtu edhe ne do të veprojmë dhe këtu nuk shoh ndonjë problem”.