Xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi, është rrëfyer për jetën private. Duke treguar për jetën jashtë sportit të xhudos, Kelmendi është pyetur edhe për të dashur dhe duket se vazhdon të jetë beqare.
“Si natyrë jam tip paksa më i mbyllur dhe meshkujve nuk u jap shumë hapësirë që të afrohen”, ka deklaruar Kelmendi në emisionin ‘Seven Bizz’ në T7.
A e dinë Majlinda se sa Medalje i ka fituar? Duket se nuk është e interesuar për numrin e tyre, dëshiron vetëm të arrijë sa më shumë suksese dhe të lë edhe më shumë gjurmë në këtë sport.
“Asnjëherë nuk i kam numëruar medaljet apo edhe fitoret, nuk merrem shumë se sa i kam të fituara, fokusohem të kem sa më shumë suksese në karrierë”, tha ajo.
Së fundmi, Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Izrael, duke nisur mbarë vitin 2019