Faton Mehmetaj ish-pjesëtar i UÇK-së është nisur për intervistim në Gjykatën Speciale. Mehmetaj dhe avokati Koci janë parë sot bashkë në aeroportin e PrishtinësMëngjesin e sotëm në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është parë Faton Mehmetaj ish-pjesëtar i UÇK-së bashkë me avokatin e tij mbrojtës Arianit Kocin. Mehmetaj është nisur për Hagë pasi ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.Nuk dihet ende së në çfarë cilësie është ftuar Mehmetaj.
Që nga dërgimi i ftesave të para, nga Gjykata Speciale janë intervistuar disa prej zyrtarëve të lartë të UÇK’së, në mesin e të cilëve është edhe Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku.Gjykata Speciale është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, i është caktuar selia në Hagë, dhe merret me zbardhjen e krimeve të luftës, vrasjeve politike dhe krimeve tjera, që kanë ndodhur gjatë fundit të luftës dhe fillimit të paqes, përkatësisht viteve 1988-2000.
Faton Mehmetaj ka qenë pjesë e inteligjencës së UÇK’së dhe pasluftës në TMK. Për një mandat ishte edhe anëtar i Bordit të RTK’së. Ka botuar disa libra në mesin e tyre edhe për Shërbimet informative.