Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kryeministri Haradinaj: Kosova votoi buxhetin më të madh në historinë e saj, 2 miliardë e 370 milionë euro

    03/02/2019 | 12:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përshëndet dhe uron miratimin në lexim të dytë të të Projektligjit për Buxhetin 2019 të Republikës së Kosovës, me 2 miliardë e 370 milionë euro, duke theksuar se ky është buxheti më i madh dhe më zhvillimor i deritanishëm i Kosovës, që do t’i paraprijë rritjes ekonomike prej 4.7 përqind.

    Kryeministri Haradinaj vlerëson se me buxhetin më të madh në historinë e saj, Kosova hyn në etapë të re zhvillimore.

    “Arsimi me rreth 300 milionë euro dhe shëndetësia me 234 milionë, janë sektorët që përfitojnë më së shumti. Institucionet e sundimit të ligjit dhe mbrojtjes marrin mbështetje të shtuar financiare prej 6% krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar. Më shumë siguri dhe më shumë mbrojtje, edhe për qytetarët por edhe për investimet”, thekson kryeministri Haradinaj.

    Investimet kapitale, sipas kryeministrit Haradinaj rriten për 11%, apo 75 milionë në raport me vitin 2018, duke mundësuar realizimin e shumë projekteve ekzistuese dhe të reja, si nxitje e madhe për zhvillim ekonomik dhe për sektorin privat dhe se janë akomoduar mjetet për rritjen e pensioneve bazike 20%, për ato kontributdhënëse 15%, si dhe pensionet mujore prej 230 euro për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

    Kryeministri Haradinaj ndër tjerash e ka uruar Kosovën duke e quajtur këtë si vitin e kthesës ekonomike.

    Njëkohësisht, Kuvendi i Kosovës, ka votuar po ashtu edhe për Statutin e “Trepçës” ku kryeministri Haradinaj tha se me këtë votim kanë zgjuar gjigantin kosovar dhe se ky është hapi kryesor për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave dhe punësim.

    “Votimi i Statutit me 2/3 e votave të Kuvendit dëshmoi unitet të spektrit politik. Ky statut i jep Trepçës legjitimitetin e nevojshëm për të operuar me të gjitha kapacitetet e saja dhe duke e rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit, të shtetit të Kosovës dhe të minatorëve” shtoi kryeministri Haradinaj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti
    • NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
    • Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
    • Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
    • “Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.