Një marrëveshje e nënshkruar sot mes shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe Komunëssë Vushtrrisë do të bëjë me shtëpi 25 shtëpi me gjendje të rëndë nga Vushtrria.
Në ndërtimin e këtyre shtëpive komuna do të participoj me 5 mijë euro, ndërsa shuma tjetër do të sigurohet nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
Për të kumtuar këtë lajm të gëzuar një postim ka bërë edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nasuf Aliu, i cili shihet së bashku me Kryetarin Tahiri, Humanistin Halil Kastrati, dhe nënkryetarin Muzaqi.
Fotoja duket plot buzëqeshjem, me gjasë nga festa që 25 familje po bëhen me shtëpi në komunën tonë.