Pas një kërkese për të publikuar memorandumin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe Bashkësisë Islame në Vushtrri, komuna ka vendosur që ta publikoj atë.
Memorandumi është publikuar sot në faqen zyrtare të Komunës së Vushtrrisë në facebook, ku shihen edhe pikat për të cilat është arritur kjo marrëveshje.
Ashtu siç do të shihni në këtë memorandum janë edhe shpenzimet të cilat i mbulon komuna, duke filluar nga ceremonia e faljes e deri te elemente të tjera të nevojshme për varrimin.
Në memorandum poashtu specifikohet se memorandumi nuk mbulon pagesën e anëtarësisë në Bashkësinë Islame.