Kosova ka arritur suksesin e parë në futsal, duke kaluar në rundin kualifikues
Kombëtarja e Kosovës në futsall sot ka shënuar fitore me rezultat 5:3 ndaj Andorës, andaj tashmë numëron 6 pikë në renditje, dhe pavarësisht lojës tjetër Norvegji – Bjellorusi, Kosova kalon tutje nga dy pozitat e para.
Kujtojmë se Kosova është mposhtur nga Bjellorusia (5-0), ndërsa ka mposhtur Norvegjin (5-1), si dhe Andorën (5-3), andaj edhe në rast fitoreje të Norvegjisë ndaj Bjellorusis në takimin e fundit të grupit, Kosova kalon tutje duke parë rezultatin e ndeshjes mes dy kombëtareve.
Kështu Kosova nga parakualifikimet kalon në kualifikime ku e presin, Sllovenia, dhe Ukraina, ndërsa skuadra e tretë do dihet pas një dite.