Pas vendosjes së taksës 100% për mallrat serbe dhe boshnjake , përveç reagimit kushtëzues të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, reagimi më i ashpër sipas KMDLNj-së erdhi nga BE -ja.
Në një komunikatë KMDLNj thekson se Federica Mogherini dhe Johannes Hahn vetëm se nuk i shpallën luftë Kosovës në kohën kur vet SHBA kishin vendosur taksën ndaj Kinës, Kanadasë dhe disa shteteve evropiane.
Lexoni më poshtë komunikatën e plotë:
Pastaj , edhe zyrtarët amerikanë kërkuan, jo të hiqet taksa por të pezullohet për një kohë të caktuar për t’i dhënë, si deklarojnë ata një mundësi të vazhdimit të dialogut për çka ekziston një gatishmëri të arrihet një marrëveshje shpejt e shpejt dhe pa pasur parasysh pasojat e mundshme eqë duket të jenë të pashmangshme.
Serbia , përmes presidentit Vuçiq dhe Ministrit për Punë të Jashtme, Ivica Daciq po nguten të arrihet një marrëveshje gjatë administratës Tramp për faktin se po vlerësojnë se do të jetë e dobishme për Serbinë duke u mbështetur në deklaratat e këshilltarit për siguri Xhon Bolton të cilin e llogarisin mik dhe përkrahës.
Për këtë arsye Serbia e ka intensifikuar aktivitetin destruktiv në veri të Kosovës duke i detyruar deputetët serbë të mos marrin pjesë në punët e Kuvendit të Kosovës, që ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës të mos marrin pjesë në punën e Qeverisë sikur që e ka imponuar dorëheqjen e motivuar politikisht të kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Gjithashtu e ka imponuar një retorikë nacionaliste dhe shoveniste duke deklaruar se Prishtina po bënë përpjekje të aneksojë veriun e Kosovës sikur ajo pjesë e Kosovës të ishte pjesë e Serbisë e jo pjesë integrale e territorit të Kosovës, brenda kufijve të Kosovës, shtet që është pranuar mëshumë se 114 shtete.
BE asnjëherë nuk ka reaguar për këtë përpjekje të tjetërsimit të territorit të Kosovës si dhe deklaratave luftënxitëse për kinse aneksimin e territorit të Veriut të Kosovës.
Kjo i bie sikur të akuzohej Gjermania për përpjekje të aneksimit të landit të Bajernit Baden Vitenbergut apo sikur Zvicra të akuzohej se po e anekson kantonin e Tiçinos ose sikur Amerika po bënë përpjekje të aneksojë Karolinën e Veriut apo Kanada Kuebekun.
Kur të gjitha këto territore janë brenda kufijve ekzistues të shteteve përkatëse. Pamundësimi i kontrollit të integritetit territorial dhe shtrirje të sovranitetit brenda kufijve ekzistues dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, legalizim i zbatimit tëstandardeve të dyfishta si dhe paralajmërim të ndryshimit të kufijve dhe aneksimit të një pjese të territorit të Kosovës, jo nga Kosova sepse nuk ka logjikë që shteti të aneksojë territor të vetin !!!
Por nga Serbia në përkrahje të plotë të BE-së dhe disa politikanë të papërgjegjshëm kosovarë! Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tash, përveç heqjes së taksës 100% për mallrat serbe si kushtëzim për vazhdim të dialogut, ka edhe një kërkesë shtesë, hudhja poshtë e vendimit të Kuvendit të Kosovës për statusin e Trepçës, si pjesë e patjetërsueshme e Kosovës dhe aset përcaktues për zhvillim ekonomik të Kosovës nga e cila do të përfitonin të gjithë qytetarët e Kosovës , pavarësisht përkatësisë etnike.
Nuk ka vonuar shumë e BE përmes kasnecëve që përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e Serbisë në Kosovë, duke ndërhyrë në mënyrë flagrante në punët e brendshme të një shteti sovran dhe të pavarur, ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës për statusin e Trepçës dukekërkuar që kjo qështje të bisedohet në Bruksel e që është no sens i llojit të vet e që nuk do ta pranonte asnjë shtet normal.
Kjo paraqet vazhdimine goditjeve të ulëta që ia bënë Brukseli Kosovës përmes lobistëve të Serbisë, Frederika Mogerini dhe Johanes Han e që e rrezikojnë tërësinë territoriale të Kosovës duke bërë ftesë të hapur për një luftë të re në Kosovë dhe Ballkan.
Kosova duhet t’i respektojë të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të drejtat e pakicave në veçanti në përputhje me dokumentet ndërkombëtare (Pakoja e Ahtisarit u njeh më shumë të drejta se në çdo vend të botës) por, në asnjë rrethanë dhe me asnjë kusht apo çmim nuk duhet të pranohet qëtë rrezikohet integriteti territorial dhe sovraniteti i vendit, qoftë përmes korrigjimit të kufijve apo këmbimit të territoreve e që pashmangshëm do të sjell te një luftë e re me shumë viktima dhe spastrime në baza etnike.
Ky kushtëzimi i dytë Serbisë i jep kuptim taksës 100% për mallrat serbe dhe kjo taksë mund të pezullohet vetëm nëse zbatohet recipociteti 100% në të gjitha fushat në rasport me Serbinë.
Çështjet që janë e drejtë ekskluzive e brendshme të një shteti sipas të drejtës ndërkombëtare, në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë pjesë e bisedimeve në Bruksel. Qytetarët e Kosovës, të gjitha subjektet politike duhet ta përkrahin Qeverinë e Kosovës dhe çdo institucioni që është në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës sikur që duhet ta kundërshtojnë dhe denoncojnë, me të gjitha mjete demokratike dhe në përputhje me Kushtetutën, çdo individ, grupacion, apo institucion që thërret për rrezikim të integritetit të Kosovës.
Qytetarët e Kosovës duhet të jenë të gatshëm, nëse është e nevojshme për çdo sakrificë që t’i mbrojnë të drejtat e tyre duke i respektuar dhe mos i shkelur të drejtat e tjerëve.
Edhe nëse institucionet e Kosovës detyrohen ta pezullojnë taksën 100% për mallrat serbe, KMDLNj thërret qytetarët e Kosovës që 100% të refuzojnë blerjen e këtyre mallrave!
Askush, nuk mund të na detyrojë të blejmë mallrat e një shteti armiqësorë siç është Serbia. As politikanët pakurrizorë kosovarë, as tajkunët e Serbisë që flasin shqip në Kosovë e që kanë edhe poste institucionale e as lobistët e Serbisë në BE , mashtruesit e dëshmuar Frederika Mogerinidhe Johanes Han.
KMDLNj kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos ua paguajë rrogën zyrtarëve serbë që po e bojkotojnë punën e tyre dhe që po punojnë haptazi kundër Kosovës. Këtyre duhet t’u hiqen të gjitha privilegjet, t’u mirren veturat zyrtare dhe t’u mohohet e drejta e vizitave jashtë vendit, në emër të Kosovës.