Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kjo është gjendja shëndetësore e Albin Kurtit

    28/02/2019 | 08:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit do t’i duhet që të qëndrojë deri nesër në kujdesin Intensiv pranë Klinikës Infektive. Ai u pranua në spital me vështirësi në frymëmarrje të martën, derisa mjekët thonë se gjendja e tij po shkon duke u përmirësuar.
    Albin Kurti po qëndron i shtrirë në Intensivë tash e tri ditë, pas disa komplikimeve shëndetësore që i janë shfaqur.

    Për gjendjen e Kurtit, ka dhënë detaje mjeku i cili po merret me trajtimin e shëndetit të tij. Ai ka treguar se gjendja shëndetësore e Albin Kurtit është duke u përmirësuar.
    Drejtori i Infektivës, Hamdi Ramadani, tha se Kurti u pranua në spital të martën rreth orës 10:00 të mëngjesit. Sipas tij, fillimisht ekzistonin dyshimet se kreu i VV’së, ishte prekur nga gripi sezonal

    “Ai është pranuar në Klinikën Infektive të martën rreth orës 10:00 të paradites me një gjendje klinike të rëndë. Ka pasur ftohje që ne e quajmë mushkërore. Kemi pas edhe dyshime se bëhet fjalë për sëmundjen epidemike të gripit dhe influencës”, ka thënë Ramadani për Express.

    “Për fat të mirë që nga mesdita e deri më sot gjendja e tij është përmirësuar. Më nuk ka nevojë për frymëmarrje artificiale. Sëmundja është në regresion. Analiza është në përmirësim. Do t’ia bëjmë edhe disa inçizime”.

    Ndryshe, bashkë me Kurtin në Intenzivë janë edhe katër pacientë të tjerë që po trajtohen. /GazetaExpress/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    • Polici Rrahmani thotë se Zejnullahu kishte lëvizje të pakontrolluara – bërtiste me zë “largohuni, nuk po ju njoh”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.