Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Këshilltari i Thaçit tregon arsyen pse do të vijnë njerëzit e Trumpit nesër në Prishtinë

    26/02/2019 | 22:09
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se përse do të vijnë të mërkurën në Kosovë dy njerëz të rëndësishëm të presidentit amerikan, Donald Trump.

    Arifaj ka thënë në televizionin T7, se John Erath dhe William Berkley – nga departamenti për Çështje të Evropës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – pritet të qëndrojnë në Prishtinë për diskutime me krerët e shtetit për dialogun Kosovë-Serbi.

    “Fokusi i vizitës është dialogu”, ka thënë Arifaj.

    “Vazhdimi i dialogut është qëllimi i vizitës”, është shprehur ai.

    Me krerët e shtetit, sipas Arifit, zyrtarët amerikanë do të bisedojnë për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

    Erath dhe Berkley kanë qëndruar dy ditë në Beograd. Delegacioni amerikan është takuar të hënën me kryediplomatin serb, Ivica Daciq.

    Mediat në Serbi raportojnë se me këtë delegacion është diskutuar domosdoshmëria për të vazhduar dialogun mes Kosovës e Serbisë, pas heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.