Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kelmendi: Të dëgjohet Amerika për taksën, nuk kemi kaçik të marrim pjesë në strategjitë e Amerikës për Ballkanin

    26/02/2019 | 20:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe pronari i kompanisë Elkos Group ka folur për efektet e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

    Sipas Kelmendit, për taksën duhet të dëgjohen këshillat e Amerikës. Po ashtu, ai ka folur edhe për pengesat që i kanë dal për të investuar në Tiranë për hapjen e një qendre tregtare me vlerë milionëshe.

    Ai thotë se e mbështet pa rezervë vendosjen e taksës edhe për arritjen e qëllimeve politike.

    Kelmendi thotë se efekti i vërtetë i taksës 100 për qind do të ishte vazhdimi i konsumit të produkteve vendore nga qytetarët.

    “Taksa është vendosur për qëllime politike dhe të gjithë që ia donë të mirën Kosovës sigurisht që e mbështesin, e mbështes edhe unë pa rezervë vendosjen e kësaj takse edhe për arritjen e qëllimeve politike. Nëse ka arritje të qëllimeve ekonomike, atëherë bëhen dy të mira, pra në të dy rastet taksa do ta kryej funksionin edhe politikë edhe ekonomik”, ka thënë biznesmeni Ramiz Kelmendi në një intervistë për në Telegrafin

    Pas taksës për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, sipas tij, është arritur të binden qytetarët për të mos i konsumuar prodhimet nga këto dy vende.

    “Taksa ka arritur që t’i bind qytetarët që të mos i konsumojnë prodhime nga Serbia dhe Bosnja. Efekti më i madh është nëse qytetarët pa ndonjë vendim, të vazhdojnë të mos konsumojnë prodhime nga Serbia dhe nga Bosnja, edhe nëse hiqet taksa, kjo kishte me qenë efekti i plotë i saj. Efekti fillestar nuk është i mjaftueshëm, efekti vendimtarë është që të mos kemi mos konsum nga këto dy vende”, tha deputeti i LDK-së, Kelmendi.

    Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të investojë në kampanja të marketingut për të rritur edhe më shumë vetëdijesimin e qytetarëve për të mos i konsumuar prodhimet e Serbisë e Bosnjës edhe pas heqjes së taksës

    Kelmendi thotë se nuk duhen të prishen marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

    Sipas tij, duhet të dëgjohen këshillat nga Amerika për taksën.

    “Nëse se dëgjojmë Amerikën, atëherë do të thotë që ne nuk dimë se çka janë interesat e madhore të shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne nuk kemi kaçik, politikë e njerëzor, me marr pjesëve në politikat dhe strategjitë që i ka Amerika për Ballkanin “, ka thënë Kelmendi.

    Në këtë intervistë për emisionin “Ekonomi”, Ramiz Kelmendi ka folur edhe për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh si dhe për pengesat e tij, për të investuar në Tiranë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Java e ardhshme me temperatura deri në 40 gradë Celsius
    • Pamjet e urës që do ta lidhë Jugun me Veriun e Mitrovicës, kandidati i PDK-së: I lumtur që kam nënshkruar memorandumin
    • 5 orë pa rrymë mbesin nesër këto lagje dhe fshatra të Vushtrrisë
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.