Kuvendi ka kaluar Projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të pavarura.
Për secilin prej 65 amendamenteve të këtij projektligji, deputetët kanë votuar ndaras, pas kundërshtimeve që votimi për to të bëhet në pako.
Ky projektligj ka qenë pika e parë e rendit të ditës për seancën e sotme, derisa mbesin edhe 8 pika të tjera për shqyrtim. Në sallë aktualisht janë 100 deputetë.