Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës kishte dhënë një ‘ultimatum’ deri në mesditë për Qeverinë e Kosovës.
Ata kanë kërkuar që Qeveria të kthejë për zyrtarët doganorë statusin e zyrtarit publik të uniformuar dhe të garantojë paprekshmërinë e pagave të tyre nga Ligji për Pagat – në të kundërtën ata kishin paralajmëruar grevë.
Por kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në konferencën e sotme për media ka siguruar ata se statusi i tyre nuk do të preket, njofton Klan Kosova.
“Më lejoni që t’i sigurojë nga këtu, së bashku me kryeministrin [Ramush Haradinaj], të gjithë punëtorët e doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës se statusi i tyre nuk do të preket”.
“I ftoj të gjithë sektorët publik t’i kthehen kontributit që bashkarisht ta ndërtojmë një Kosovë shtet të fuqishëm ekonomikisht dhe me mirëqenie për qytetarët tanë”.