Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ismaili përballet me policët që u penguan ta arrestojnë Kurtin

    26/02/2019 | 18:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD) Fisnik Ismaili, po vazhdon të përpallët me aktakuzën e prokurorisë se ai ka penguar pesë zyrtarë policorë që të arrestojnë kryetarin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në nëntorin e vitit 2015.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, një pretendim të tillë e ka shprehur në aktakuzën e 5 janarit 2016, por ky pretendim është mohuar nga vetë zyrtarët policorë Isuf Xhemajli, Mehdi Kozhani, Rifat Gashi, Ali Berisha dhe Faik Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Këta policë, të martën, në cilësi të dëshmitarëve u janë përgjigjur pyetjeve të prokurorit Ilaz Beqiri, të akuzuarit Ismaili dhe mbrojtësit të tij, avokatit Betim Shala.

    Polici Isuf Xhemajli, tha

    “Skena mujtë me realizu detyrën për ndalimin e deputetit Albin Kurti për shkak të paraqitjes së disa pengesave prej disa deputetëve të tjerë të cilët i rrishin afër Albinit dhe na pamundësonin neve që ta kryejmë detyrën tonë. Nuk kanë qenë vetëm të “Vetëvendosjes”, por kanë qenë edhe të subjekteve të tjera”, tha dëshmitari.

    Ai shtoi:

    “Fisniku nuk është figurë që nuk bijën në sy por nuk më kujtohet nëse ka qenë aty. Fisnikun nuk e kam fokusu edhe po deklaroj se nuk e di a u kon a su kon”, shtoi ai.

    Ndërkaq Mehdi Kozhani, në dëshminë e tij, deklaroi:

    “Ne si hetues kemi pas obligim që Albin Kurtin ta ndalojmë në oborrin e Kuvendit të Kosovës më sa më kujtohet kanë dalë Albin Kurti, me disa të tjerë. Kur ka dalë ai jashtë, ka qenë vet i 30-ti, me krejt deputetët e opozitës. Fisniku ka qenë më larg nga Albini, mbrapa tij. Për Fisnikun nuk besoj se ka qenë shumë afër Albinit. Unë i pari që e kam ndalu Albin Kurtin, i pari e kam njoftu se duhet të shoqërohet në stacion policor edhe e ka obligim me ardh te ne, por nuk i është bindur urdhrave tonë edhe menjëherë kanë reaguar deputetët e tjerë në përkrahje të tij, që mos ta marrim”.

    Duke u përgjigjur në pyetjet e të akuzuarit Ismaili, nëse ai e ka penguar personat zyrtarë, Kozhani tha

    “kam qenë më shumë i përqendruar te deputeti Kurti, ndërsa nuk ka vërejtur veprimet e të tjerëve, por sipas tij, kjo mund të verifikohet nga xhirimet e mediave, të cilat janë bërë atë ditë”.

    Se nuk kanë parë veprime nga i akuzuari Fisnik Ismaili, në tentimin e Policisë së Kosovës për arrestimin e Kurtit, janë shprehur edhe dëshmitarët tjerë Rifat Gashi, Ali Berisha dhe Faik Krasniqi.

    Dëshmitari Rifat Gashi, në dëshminë e tij theksoi:

    “ nuk ka parë veprimet e Ismailit, por sipas tij, ai qëndron pranë raportit policor që është përpiluar atë ditë e të njëjtin qëndrim e dhanë edhe dëshmitarët tjerë Ali Berisha dhe Faik Krasniqi”

    Kryetari i trupit gjykues Vesel Ismajli, pasi përfundimin e dëshmisë së dëshmitarëve, seancën e radhës e ka caktuar më 12 mars 2019, në ora 13:30, ku do të trajtohen edhe provat materiale.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së 5 janarit 2015, Fisnik Ismaili akuzohet se më 17 nëntor 2015, në dalje të Kuvendit të Kosovës, i kishte penguar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Isuf Xhemajlin, Mehdi Kozhanin, Rifat Gashin, Ali Berishën dhe Faik Krasniqin në kryerjen e detyrave zyrtare.

    Sipas aktakuzës, në momentin kur policët kishin tentuar që ta ndalin dhe ta shoqërojnë në polici deputetin tjetër të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i akuzuari Ismaili afrohet me deputetet e tjerë në mes dhe pamundëson shoqërimin e tij në polici.

    Ismaili, me këtë aktakuzë përpos akuzave për pengim të personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare po akuzohet edhe për përdorim të gazit lotsjellës, shkruan betimipërdrejtësi përcjellë Klan Kosova.

    Sipas prokurorisë ai më 30 nëntor 2015 në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë një kontrolli nga ana e policisë, tek i pandehuri ishin gjetur dhe sekuestruar dy bombola me gaz lotsjellës, të cilët i kishte fshehur në këpucët e tij, me qëllim që t’i fusë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.