Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Isa Mustafa: Serbia s’është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet – aq më pak ta njoh Kosovën

    26/02/2019 | 14:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, e aq më pak ta njoh si shtet.

    “Serbia po krenohet me dëmet që po na i shkakton në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

    Shkrimi i plotë:

    Veprimet e Serbisë, sidomos fushata për ç‘njohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa vende, sikurse edhe fushata kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol, flet se ky shtet fqinj nuk është i interesuar të normalizojë marrëdhëniet me vendin tonë e aq më pak ta njoh shtetin e Kosovës.

    Serbia po krenohet me dëmet që po na i shkakton në arenën ndërkombëtare.

    Politikat e fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit, për të cilat janë zotuar vendet e Ballkanit Perëndimor bien ndeshë me një sjellje të tillë. Kjo sjellje nuk ka asgjë të përbashkët edhe me kërkesën e BE-së dhe SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke.

    Prandaj do të ishte mirë të lihet anash mentaliteti i trashëguar armiqësor dhe të punohet për të kultivuar një mjedis në të cilin punojmë për prosperitet të qytetarëve tanë./klankosova.tv

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 5 orë pa rrymë mbesin nesër këto lagje dhe fshatra të Vushtrrisë
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    • Osmani: ShBA-ja e njeh Kosovën si aleate, u rikonfirmua mbështetja
    • Armen Muja: LDK e PDK kanë koordinim e orekstrim për arrestimin e ministrave tanë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.