Inspektoriati i Arsimit i cili vepron në kuadër të MASHT-it, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të ngritet koeficienti i pagave për këtë kategori.Të indinjuar me koeficentin prej 2.35 i cili është i barabartë me të mësimdhënësve të arsimit fillor, Inspektoriati i Arsimit ka kërkuar që të bëhet shqyrtim i këtij rasti, përmes një letre dërguar Komisioni për Arsim në Kuvendin e Kosovës, të cilën e ka parë nga afër edhe “Gazeta Blic”.Në shkresën drejtuar këtij Komisioni Parlamentar, Inspektoriati i Arsimit shprehet i pakënaqur me pagat e parapara për këtë sektor.
“Po ju drejtohem në cilësinë e Udhëheqesit të Inspektorit të MAShT-it, që nesër me rastin e shqyrtimit të projekt-ligjit për paga ta trajtoni edhe pozitën e Inspektorëve për të cilët është parapa që koficienti i tyre të jetë vetëm 2.35 që është i barabart me mësimdhënës të arsimit fillor pozitë degraduese… Ndryshe Inspektorati kryen inspektime në të gjitha nivelet arsimit në Kosove, private dhe publike dhe karshi përgjegjësisë së madhe që kemi çfarë kuptimi ka ky tretman me këtë koficient!!?? Cili është autoriteti ynë dhe si ka mundësi që ne të vlerësojmë mësimdhënësit apo drejtoret e institucionëve dekan e profesorë të njesive akademike përfshirë universitete”, thuhet në ketë letër.Ismajl Kurteshai, kryetari i Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka konfirmuar për “Gazeta Blic” kërkesën e Inspektoriatit të Arsimit.
Ismajl Kurteshi, VV
Sipas tij edhe Lëvizja Vetëvendosje nuk pajtohet me trajtimin e punëtorëve të arsimit në përgjethësi, e në veçanti me Inspektoriatin e Arsimit.
“Absulutisht nuk është në rregull që inspektorët të kenë rrogë me të vogël se sa mësimdhënësit, nuk e di se si mund të bëhet një gabim më i madh, pra ai që e kontrollon mësimdhënësin të ketë rrogë me të vogël”, u shpreh Kurteshi, duke shtuar se shqyrtimi i koeficientit për këtë kategori është i vonë pas që sipas tij ka përfunduar kjo çështje dhe se nesër do të dalë në votim.Ndryshe, deri më sot i gjithë sistemi arsimor ishte në grevë në shenjë pakënaqësie me pagat e tyre. SBASHK-u arriti marrëveshje me koalicionin qeverisës PANA të drejtuar nga Kadri Veseli, për t’i dhënë fund grevës disa ditëshe dhe për të rifilluar procesin mësimor.
Të pakënaqur me trajtim janë edhe shërbyesit civil, mjekët dhe punëtorët e sektorëve të tjera të cilët kanë hyrë në grevë.Ndryshe, nesër pritet që Kuvendi i Kosovës të shqyrtojë projekt-ligjin për paga për vitin 2019, por mbetet e paqartë, nëse për këtë çështje, Qeveria ka pajtimin e Partisë SocialDemokrate, e cila miratimin e këtij Projektligji, e ka një ndër 5 kushtet për ta votuar buxhetin e këtij viti./Gazeta Blic/