Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Imami zbulon se qe 37 vjet të gjithë janë falur gabimisht në xhami

    24/02/2019 | 11:20
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Xhemati i një xhamie në Turqi është falur në drejtim të gabuar për rreth katër dekada, para se imami i tyre i ri të kuptonte gabimin, thuhet sipas mediave turke.
    Xhamia në Sugoren, në provincën perëndimore (Yalova) të vendit, kishte një të metë kyçe në ndërtimin e saj, që kishte bërë që myslimanët të drejtoheshin në anën e gabuar, raportoi Daily Sabah.

    Hurriyet, duke cituar agjencinë e lajmeve Demiroren, tha se imami Isa Kaya u zgjodh imam i kësaj xhamie vitin e kaluar dhe pas thashethemeve se muri i xhamisë nuk përputhej me drejtimin nga Qabeja në Mekë, ai vendosi të merrte këshillën e myftinjve lokalë, transmeton Gazeta Express.

    Zyrtarët konfirmuan se xhamia është ndërtuar gabimisht, kur ishte ndërtuar më 1981. Më pas, imami përdori një pikë matëse të përkohshme për t’i drejtuar njerëzit në drejtimin e duhur.

    “Ia kemi shpjeguar situatën xhematit dhe shumica e tyre kanë reaguar pozitivisht ndaj zgjidhjes sonë”, tha imami për Agjencinë e Lajmeve Demiroren. Një arkitekt do të marrë përsipër detyrën e riprojektimit të strukturës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.