Një grua në Angli është në gjueti për ta gjetur dikë që “kontrollon: jetën e saj dhe ti ndihmoj asaj që për të dikush tjetër ti merr tërë vendimet gjatë një muaji
Kur është puna të vendim-marrja, disa njerëz e kanë me të vërtetë të lehtë që të zgjedhin një opsion nga disa të tillë.
Për disa kjo mund të jetë më shumë se një sfidë pasi që ata vuajnë për të bërë zgjedhjen e duhur.
Për një grua vendimmarrja është aq e vështirë saqë ajo për momentin ka hapur një konkurs ku kërkon një person “që do ta kontrollonte” jetën e saj dhe tërë vendimet për një muaj.
Ajo madje do ta paguajë këtë person shumë mirë nëse e bën këtë.
Gruaja, që nuk ka emër por vjen nga qyteti i Bristolit e ka shpërndarë këtë reklamë në Bark.com ku kërkon ndihmë pasi që kishte pasur një vit të vështirë, transmeton GazetaExpress.
“Tung, pak e çuditshme por me duhet gjithsesi, pasi që ndjej se kam nevojë që dikush të merr vendime për mua”, ka shkruar ajo në këtë konkurs.
“Kisha një vit të vështirë dhe do të dëshiroja që dikush ta kontrollonte pak jetën time”.
“Nuk kam ide nëse kjo gjë ekziston, por kam ardhur në një përfundim se duhet kërkuar ky shërbim nga dikush tjetër, kështu që mendova se ja vlen që ta bëj këtë”.
Gruaja vazhdon shpjegimin se ajo ka përjetuar shumë gjëra të tmerrshme kohëve të fundit, përfshirë hubjen e një borxhi që ia dha një shoqeje, mbeti pa asnjë para sa ishte në Zelandën e re, ishte abuzuar nga ish partneri i saj, madje e kishte humbur edhe shtëpinë e saj.
“Padyshim, jam plotësisht e paaftë për të bërë vendime të drejta për vetën time”, ka vazhduar ajo.
“Mami i im ka filluar të bëj humor me mua. Duket se çdo javë goditëm nga te meta të vogla kështu që jam lodhur”.
Ajo pretendon të jetë “shumë shpirtërore” dhe pranon se do të dëshironte të gjente një “udhëzues shpirtëror”, me të cilin ajo do të lidhej për një muaj që ta kthej jetën e saj në rrugën e duhur.
“DO të përpiqem të bëj gjithçka-kam kursyer 2000 funte nga disa para të sigurimeve vitin e kaluar dhe do jap këto para për këtë gjë”. /GazetaExpress/