Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkë me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përfunduar marrëveshjen me sindikatat.
“U dakorduam që mësimi të fillojë të hënën. Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Në takim, pos kryeparlamentarit dhe kryeministrit, kanë qenë kryetari dhe përfaqësuesë të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, Ministri i Financave, Bedri Hamza.